Konventa Zgjedhore – Monika Kryemadhi merr timonin e LSI, e para grua në krye të një partie

0
258

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarisht kryetarin e ri të saj. Monika Kryemadhi, bëhet e para grua në Shqipëri që merr drejtimin e një partie.

Votimi i saj u bë me kartona të hapur nga delegatët në Konventën Kombëtare Zgjedhore që u mbaj në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Kryemadhi: “Sot ju më dhatë votën për t’iu drejtuar në opozitë, kjo është një detyrë pa kushte për mua.Ju jap fjalën e nderit, jo të një gruaje, as të një burri, por ju jap fjalën e nderit të një nëne që nuk do ndalem as një minutë, as një sekondë jo vetëm për të denoncuar por për të luftuar deri në fund që ky vend të mos jetë vatra e krimit, drogës dhe oligarkëve, qoftë kjo edhe me çmimin e jetës sime”.

Konventa do të zgjedhë edhe nënkryetarin e ri, post i cili mbetet bosh me emërimin e zonjës Kryemadhi kryetare.

Petrit Vasili u zgjodh të drejtojë LSI-në më 3 maj të këtij viti dhe vetëm pak ditë më parë dha dorëheqjen, pasi siç theksoi ai, partisë i duhet ristrukturim dhe energji të reja me marrjen e rolit të opozitës pas 25 qershorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here