Publikohet e plotë kërkesa që u lexua që në fillim të mbledhjes së Kryesisë së PD

0
162

Që në fillim të mbledhjes së Partisë Demokratike është lexuar një kërkesë e rëndësishme nga anëtari i Kryesisë, Gent Malko.

Në bazë të kësaj, kërkohej që të ndryshohej rendi i ditës dhe votimi për ndryshimin e saj të bëhej i fshehtë.

Më poshtë ju paraqesim kërkesën e plotë të lexuar nga Gent Malko në fillim të mbledhjes së Kryesisë së PD.

KËRKESË drejtuar KRYESISË SË PARTISË DEMOKRATIKE

Ne, anëtarë të Kryesisë së PDSH, në kushtet e krijuara pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit 2017, në bazë të nenit 40 të Statutit të PDSH, i drejtohemi Kryesisë, duke parashtruar kërkesat si më poshtë vijon:

  1. Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD nga Sekretari i Përgjithshëm në bazë të nenit 43 të Statutit, për bërë analizën e rezultatit të zgjedhjeve.
  2. Anullimin e procedurës së nisur pa miratimin e Kryesisë së PD-së, në kundërshtim me nenin 40, pika 2 e Statutit
  3. Ngritjen e një grupi gjithëpërfshirës pune për hartimin e Rregullores për zgjedhjet dhe të kalendarit të procesit zgjedhor;
  4. Miratimin e Rregullores dhe Kalendarit sipas Statutit;
  5. Me hyrjen në fuqi të këtyre akteve, Kryesia të shpallë zgjedhjet në një datë të përshtatshme dhe të pranueshme për të gjithë (propozimi ynë është java e tretë e muajit nëntor, si afati që garanton më mirë zhvillimin e procesit me të gjithë komponentët e tij)
  6. Pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të fillojë menjëherë procesi për organizimin e Kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë, ku të paraqitet platforma politike për rimëkëmbjen e PD-së dhe për ringjalljen e opozitarizmit në Shqipëri.

Anëtarë të Kryesisë

  1. Arben Skënderi
  2. Avenir Peka
  3. Endira Bushati
  4. Genti Malko
  5. Jamarbër Malltezi
  6. Valbona Mezini
  7. Suzana Guxholli
  8. Tomorr Alizoti
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here