Durrës, lokalizohet një tjetër trup nën rrënoja

0
111

Është rënë në gjurmët e Sotiraq Mishës, trupi i të cilit ndodhet nën rrënojat e hotel “Mira Mare” në Durrës.

Gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj, informon se është lokalizuar trupi dhe ekipet e kërkimit po bëjnë përpjekje për ta nxjerrë nga rrënojat por është e vështirë.

Ndërkohë nga rrënojat e këtij objekti është nxjerrë më përpara dhe një trup i pajetë ndërsa ka shpëtuar një tjetër.

Në Thumanë ka përfunduar operacioni i kërkim shpëtimit dhe bilanci i fundit i viktimave është 40.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here