‘Po gatuhet një koalicion i madh PS-PD’, Manjani: Po hiqet tepsia, po vihet …

0
139

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me koalicionin PS-PD.

“Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD. Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:

Supozim jo pa bazë.
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:
Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!
Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.
Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!
Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!
Jam i sigurtë qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!
Të shohim a do mund të realizohet!
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here