Mbyllen sot regjistrimet për garën në PD, Basha ka dorëzuar kërkesën

0
162

Partia Demokratike mbyll sot regjistrimet e kandidatëve për garën për kryetarin. Deri tani zyrtarisht kërkesën e ka dorëzuar Lulzim Basha, Eduard Selami dhe dy kandidatë të tjerë, një anëtar i PD në Fier dhe një kandidat për deputet në listat e Tiranës.

Astrit Patozi deklaroi dje se ishte i gatshëm për të dalë përballë Bashës, por me kushtin që të garantohet një garë e ndershme, që Lulzim Basha të dorëhiqet dhe të lërë zyrën dhe privilegjet e tjera që gëzon nga të mbajturit e postit të kryetarit.

Nga Basha nuk ka pasur asnjë reagim ndaj kësaj kërkese apo lëvizjes që kërkon dorëheqjen e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here