Adele heq dorë nga muzika?

0
173
SYDNEY, AUSTRALIA - MARCH 10: Adele performs at ANZ Stadium on March 10, 2017 in Sydney, Australia. (Photo by Cameron Spencer/Getty Images)

 

Adele, një nga këngëtaret më të njohura në botë ka vendosur të heqë dorë nga muzika për të mbajtur më së miri rolin e të qenit nënë.

Adele  ka bërë lajmërimin gjatë një koncerti të mbajtur në stadiumin Wembley dhe u ka thënë fansave se po numëron ditët derisa të mund ti kthehet jetës së saj të vjetër. Ajo zbuloi gjithashtu se ndoshta nuk do të performojë më kurrë, raporton The Sun.

29-vjeçarja dëshiron që të kalojë kohë të plotë me djalin e saj Angelo.

“Që të hënën në mëngjes unë do të jem vetëm një mama. Kjo është e gjitha që unë do të bëj dhe nuk mund të pres. Jam shumë e lumtur,”-tha këngëtarja. “Djali im ka qenë me mua në çdo hap të rrugës. Ai është rritur në këtë turne.

Ajo i ka shprehur edhe mirënjohjen bashkëshortit të saj për mbështetjen.

“Bashkëshorti im Simon ka qenë shumë mbështetës dhe dua ta falenderoj publikisht që më ka lënë ta marr djalin me vetë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here