Çfarë të gatuajmë sot? Fërgesë me speca dhe kos

0
515

Receta nga Erion Gumeni, Fotografia Armand Habazaj

Shija mesdhetare përfshin ushqimin e kulturave të vendeve që lagen nga deti Mesdhe. Varieteti i kuzhinës mesdhetare është zhvilluar në mijëvjeçarë, me karakteristika të dallueshme ndërmjet rajoneve, që u bënë edhe më të dukshme me zbulimin e Amerikës, në shekullin e 16-të dhe gjithë produkteve të reja që solli ky zbulim.

PËR 6 PERSONA:
6 speca shumëngjyrësh, 1 tufë qepë të njoma, 3-4 kokrra domate, 500g gjizë, 200ml kos, 1 tufë majdanoz, 1 tufë kopër, kripë, piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Specat i pastrojmë duke mos ua prishur formën dhe i lëmë mënjanë. Bashkojmë gjizën me kosin, shtojmë kripë, piper, pak majdanoz, pak kopër. Mbushim specat me përgatitjen e mësipërme dhe i fusim në furrë pasi i spërkasim me pak vaj ulliri. Në një tigan skuqim me pak vaj ulliri qepët e grira hollë, shtojmë kubikët e domateve dhe majdanozin, koprën, pak kripë e piper. Në momentin që specat kanë marrë ngjyrë i nxjerrim nga furra dhe i shtojmë sipër përzierjen e domateve dhe qepëve. Konsumohet në temperature ambienti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here