Atentati ndaj 4 shqiptarëve në Itali, publikohen pamjet nga përplasja mes dy grupeve

0
51

Janë publikuar pamjet nga përplasja mes dy grupeve shqiptare mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku për pasojë mbeti i vrarë me armë zjarri një person dhe u plagosën tre të tjerë.

Sipas autoriteve italiane, 23-vjeçari Mikea Zeka ekzekutoi 27-vjeçarin Kasem Kasmi, si dhe plagosi vëllain e tij Endri Kasmi si dhe dy vëllezër të tjerë shqiptarë.

Siç shihet në videon e publikuar nga JOQ, njëri prej grupeve të shqiptarëve afrohen tek grupimi tjetër, i cili ndodhen në pjesën e jashtme të lokalit. Ata fillojnë përleshjen me njëri-tjetrin, ku dëgjohen dhe rreth 6 të shtëna me armë zjarri pistoletë.

Nga pamjet dallohet se në lokal ka patur një numër të madh qytetarësh, të cilët braktisin tavolinat e tyre të tmerruar në momentin kur dëgjohen të shtënat. Disa prej tyre futen edhe poshtë tavolinave për t’iu shpëtuar plumbave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here