Vaji i lirit, ja vetitë mjekësore të tij

0
229

Liri (Linum SPP): si burimi i fijeve të lirit, ai është kultivuar që në lashtësi, por sot kultivohet më tepër për vajin e tij. Vetitë mjekësore të vajit të lirit janë të njohura.
Përbërësit: Mucilagen, cinogenetikë, glycoside, substance të hidhura vaji i lirit përmban cist linoleik dhe acid linoleik, vitamina A, B, D, E, minerale dhe aminoacide.
Veprimi: qetësues i kollës, antiseptic, antiinflamator, laksativ, antireumatizmal, diuretic.
Pjesët që përdoren:
Farat e qëruara të lirit janë shumë të mira për t’u përdorur si laksativ, për të ndihmuar jashtëqitjen në rast kapsllëku, qetësues të kollës, ndihmon nxjerrjen e gëlbazës, gjithashtu është dhe qetësuese e gastritit (djegies së stomakut) si dhe urthit.
Vaji i lirit: përmban acid-linoleik dhe është i nevojshëm për prodhimin e prostaglanidave, substance këto shumë të rëndësishme për trupin dhe mbrojtjen e organizmit nga agjentët dëmtues shkruan Shendeti.
Vaji i lirit është esencial, shumë i pasur me acide yndyrore të pa ngopura dhe parandalon grumbullimin e depove të dhjamit në organizëm.
Përdorimi:
Farat: përdoren për të stimuluar daljen jashtë në rastet me kapsllëk. Farat rrëshqasin në zorrë duke krijuar një efekt laksativ të shkëlqyer. Është shumë e rëndësishme që pas marrjes së 1-2 lugë m e fara të pihet një sasi e mjaftueshme uji.
Çaji: përdoret për kollë. Ëmbëlsohet me mjaltë dhe lëng limoni.
Farat: mund të shtypen dhe të vendosen mbi plagët e djegura me qelb, ulçër dhe vendosen dhe për të trajtuar dhimbjen. Lijeni farat në ujë derisa të zbuten dhe pastaj mund t’i përdoeni për gastritin dhe faringitin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here