Boll u dhatë hapësirë kriminelëve!!! Të gjithë e dinë se ç’ke poshtë pantallonave, por kur e shohin në dritë…

0
92

Nga Pano Sako

Pashë Hollandë-Angli. Ndeshje e bukur. Fitoi Hollanda 3-1.
Nuk pashë asnjë. As Gjushin, as Ramën, as Braçen..asnjë.

Gjithmonë e kam urryer këtë intifadën mediatike që nis ditën pas çdo skandali. Kjo është më e dëmshme dhe se vetë skandali. Tufat e televizioneve në prime-time që nën petkun e misionit të shenjtë të informimit, relativizojnë ngjarje apo situata dhe i sjellin ato nga një rrafsh ndëshkimi penal, në një rrafsh debati politik. Domethënë hajde ta flasim.

Kush është sensi i të pyeturit për publikun të një krimineli që ka shkelur ligjin penal? Çfarë – që ai të ketë mundësinë të japë versionin e vet të historisë? Që njerëzit të fillojnë dhe “të zbuten” në qëndrimin e tyre karshi ngjarjes? Që të shikojnë anën “humane” të aktit të jashtëligjshëm dhe të thonë “e mo mirë se ja, se gjë normale është. S’është dhe aq e keqe..”
Që njerëzit mos irritohen shumë nesër kur prokuroria mos levizë asnjë gisht?
Meqë qenka kështu pse s’ua japin të gjithë kriminelëve këtë mundësi? Dhe dikujt që ka vrarë apo ka vjedhur. Me siguri dhe ata duhet ta kenë një version human të asaj që kanë bërë…

Ca njerëz që sot, në një shtet normal do ishin njëri në burg dhe tjetri i dorëhequr, papritur kapin pikun e audiencës për t’iu treguar të gjithëve që ajo që ka ndodhur është një gjë që “mund të flitet”, s’është ndonjë gjë e madhe.

Domethënë në fillim ua ngul thikën, pastaj ua rrotullon..

Gjithsesi ata dhe shpura e tyre mediatike ja dalin gjithnjë e më pak të relativizojnë ngjarje të tilla, si kjo e fundit, që tregojnë se sa i kalbur është ky sistem.
Skandalet po japin impakt gjithnjë e më shumë në bindjen dhe opinionin e njerëzve.
Jo sepse njerëzit nuk e dinë që vidhen tenderat, që vidhen votat, që vidhen konçesionet, por është si ajo “Të gjithë e dinë se ç’ke poshtë pantallonave, por kur e shohin në dritë të diellit iu ngacmohen neuronet..”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here