ELBASAN/ Edhe 20 kuti për t’u numëruar. Surprizon PDIU me 2 mandate

0
181

Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Elbasanit. Nga votat e numëruara kryeson PS e ndjekur nga Partia Demokratike.

Në bazë të rezultatit që prodhojnë 527 kutitë e numëruara nga 547 kuti, Partia Socialiste udhëheq Qarkun me 69875 vota ose 7 mandate, e ndjekur nga PD me 32224 vota ose 3 mandate.

 Interesant është fakti i “luftës” që zhvillohet mes LSI dhe PDIU për vendin e tretë, ç’ka mund të konsiderohet si surpriza e këtyre zgjedhjeve për Qarkun pasi nga të dhënat paraprake dy këto parti kanë arritur të sigurojnë momentalisht 2 mandate. Respektivisht LSI ka 14.35% të votave, ndërsa PDIU 18%.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here