E pabesueshme/ Largohet nga azili për të konsumuar lëndë narkotike

0
177

Një burrë i sëmurë ka kërkuar që të dalë jashtë azilit ku kishte një staf i cili kujdesej për të pasi dëshironte të konsumonte lëndë narkotike në ditët e fundit të jetës.

Patrick Dave u diagnostikua me kancer në dhjetorin e 2016 dhe i kanë mbetur ditët e fundit të jetës, të cilat kërkon ti shfrytëzojë në maksimum.

Miku i tij më i mirë e ka marrë në shtëpinë e tij, që 70-vjecari të mund të konsumonte lëndë narkotike. Edhe pse stafi tha se kjo gjë ishte e ndaluar, ai preferoi që të largohej.

“Ne e pranojmë që kanabisi është i paligjshëm, por kjo është dëshira e një njeri që tashmë rezulton i vdekur. Si një qenie njerëzore, ai ka të drejtën që të bëjë atë që dëshiron më shumë në ditët e fundit të jetës,” – tha një punonjës i shtëpisë së kujdesit.

Dave vuan gjithashtu nga skizofrenia dhe ka më shumë se 15 vite që konsumon lëndën narkotike kanabis duke e përdorur si ilac kundër dhimbjeve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here