Milo në krah të Metës: Votat e PSD shkojnë për kandidatin e LSI për kryebashkiak të Kavajës

0
144

Kreu i PSD, Paskal Milo ka marrë pjesë në fushatën përmbyllëse të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kavajë. Në falën e tij, Paskal Milo tha se votat e PSD do shkojnë për kandidat e LSI për kryebashkiak të Kavajës, pasi qyteti nuk ka nevojë të qeveriset nga analfabetë. Ndër të tjera, Milo u shpreh se LSI ka marrë përsipër të mbrojë votën e gjithë shqiptarëve.

“Është nder për mua që mbështesim LSI. Votat e PSD shkojnë për kandidatin e LSI në Kavajë. Kavaja duhet të ndryshojë mënyrën e qeverisjes. Pasi Kavaja nuk ka nevojë për analfabet. Kavaja duhet t’i thotë jo një regjimi autoritar. Ti themi jo kriminelëve. Votoni për PDS dhe forcat progresiste që e duan Shqipërinë. Garanci për ne është që LSI ka marrë përsipër të mbrojë votën e gjithë shqiptarëve. Suksese në një Shqipëri pa oligarkë dhe për një Shqipëri demokratike”-tha Milo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here