Tragjedia në familjen durrsake në Itali, i biri: Ja çfarë i thashë mamit para vrasjes

0
228

Në zonën e njohur si Verese ne Itali, një 62-vjeçar shqiptar i identifikuar si Muhamad Vrapi, ka vrarë me thikë gruan e tij, Diana Vrapi Koni, 52 vjeçe, duke e goditur me një thikë kuzhine 15 herë me rradhë.

Pas krimit të rëndë menjëherë në vendin e ngjarje kanë mbëritur shërbimet mjekësore dhe policia.

Edhe pse gruaja ishte dërguar në spital, nuk ka mundur që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Autori i ngjarjes ka pranuar krimin dhe është arrestuar.

Njëri prej fëmijëve në hetuesi është shprehur se gjithnjë i kë kërkuar nënës së tij që të qëndrojë larg nga ajo shtëpi, pasi gjërat mes tyre nuk shkonin si duhet.

“Unë e këshilloja nënën time për të qëndruar larg nga ajo shtëpi”, tha i riu, shkruan milano.corriere.it.

Çifti shqiptar ishte shpërnguar në Itali, por me pas kishin tërhequr dhe fëmijët e tyre nga qyteti i Durrësit.

Ata kishin marrë edhe nënshtetësinë italiane dhe janë prindër të tre fëmijëve, dy djem dhe një vajzë, të gjithë të rriturit, që tani jetojne secili më vete.

Policia italiane është duke hetuar lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Ajo po punon për të kuptuar se çfarë e ka shtyre 62-vjeçarin, qe të kryej në masakër të tillë, pasi ai njihej si njeri punëtor./portali DurresLajm/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here