Ministrja e Arsimit kallëzon në Prokurori drejtorin. Ja për çfarë akuzohet

0
228
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, që drejtohet nga ministrja teknike Mirela Karabina ka kallëzuar në prokurori Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie.

“Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kallëzimi Penal me Nr. 8012, datë 14.06.2017 për shtetasin Alqi Kushi, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse pranë kësaj ministrie”.

Ministria sqaron se: Kallëzimi është bërë për shkak të shkeljeve të rënda ligjore të kryera nga ana e Z. Kushi, në lidhje me moskryerjen dhe mospërmbushjen e detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, të cilat kanë sjellë pengimin e punës në këtë institucion në periudhën e proceseve të rëndësishme sipas kalanderit të MAS.

Sipas dokumentacionit të depozituar në Prokurori, z. Kushi ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, “Kryerje të Veprimeve Arbitrare”, “Kanosje për shkak të detyrës” si dhe “Fyerje për shkak të detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here