LDK e Kosovës si dritë e kuqe për PD-në e Shqipërisë

0
266

Nga Nebil Çika

Ju kujtohet viti 2000 kur  Ibrahim Rugova i bënte thirrje elektoratit ne zgjedhjet e para te lira ne Kosove te votonin edhe  partitë  e tjera  pasi vendi kishte nevoje për opozitë ?! Kujt ia kishte pritur mendja qe partia e tij 17 vjet me vone mezi do te renditje e treta ne zgjedhjet e përgjithshme . Por sigurisht qe ka arsye qe  që LDK-ja e madhe u katandis ‘kokoshi një thellë ‘  ne këto zgjedhje . Ka disa ,por mendoj se  kryesore është devijimi i kësaj partie nga  qëllimi dhe shtrati i saje politik e ideologjik te përcaktuar nga themeluesit e saje , veçanërisht Rugova  .LDK pas vdekjes se  Rugovës  u menaxhua keq nga  drejtuesi t pasardhës  duke u kthyer nga partia e madhe e kauzës se lirisë e pavarësisë ne parti pragmatiste e komerciale ne funksion te pushtetit e jo te kauzës.  Mendoj se përveç te tjerrsha gabimi me  i madh  i  drejtuesve te PDK ishte bashkëpunimi , koalicioni për interesa te pushtetit me kundërshtaret e saje historik ,  me shume  politike  te PDK-se se . PDK ishte një parti ideologjikisht e majte (enveriste )  e lindur si krah politik i UÇK-se një kundërshtare  me shume se  politike e LDK-së . Drejtues politike te saje janë te akuzua direkt ne juridikisht , politikisht dhe publikisht si përgjegjës për eliminimin fizik te shume prej figurave kryesore te LDK-se bashkëpunëtorë te ngushte te Rugovës  , si Enver Maloku , Ahmet Krasniqi etje . Me pak fjale LDK-në me PDK-në i ndante një lum gjaku qe u injorua e u shkel për interesa te pushtetit nga  drejtuesit e LDK-se. Nuk ka asnjë justifikim ky bashkëpunim me ata qe vete  LDK i ka akuzuar si vrasës  gjë qe  pa tjetër do te kthehej ne reagim politik e elektoral nga baza dhe mbështesnit e LDK-se . Dhe ja produkti partia me e madhe e Kosovës e treta , dhe jo vetëm , por ne koalicion me dy parti te tjera . Një katastrofe e varetë politike.

E njëjta gjë kërcënon te ndodhë ne Shqipëri me PDSH-ne. Ne ndryshim me LDK-ne, PD-ja i pësoi rëniet e saje nen drejtimin e liderit historik Berishës. Për te njëjtat arsye me ato te drejtuesve  LDK post- Rugova Berisha bashkëpunoi  me te majtën ish komuniste , apo një pjese te saje LSI  duke e çuar PD-ne ne 2013 ne rezultat historik negativ .

Sot PD ndodhet serish përballe te njëjtit  rrezik. Marrëveshja Rama- Basha dhe  pjesëmarrja teknike e PD-se ne qeveri mund te kthehet ne bumerang elektoral . Qarkullojnë fjale madje   zyrtare e publike qe pas zgjedhjeve   koalicioni teknik  mund te kthehet ne koalicion politik PD-PS ose anasjelltas ne varësi te rezultatit te zgjedhjeve  një thashë them qe mund ta dëmtoje shume PD-ne ne 25 qershor.  Mungesa e transparencës  e marrëveshjes  Rama- Basha  ka bere qe mbi mundësinë e qeverisjes se përbashkët pos zgjedhore te ketë shume spekulime dhe ne se ka diçka te vërtete baza politike e elektorale e PD-se nuk është dakord me te.  Ashtu si ne rastin e Kosovës  e ndoshta me shume edhe ne Shqipëri midis te majtës dhe te djathtës ka një lume gjaku  ende te patarë . Janë me mijëra krime politike qe kane për autor te majtën  historike , politike, juridike e gjenetike . Një nga akuzat qe lidershipi aktual ngriti gjate qëndresës 3 mujore ne çadër ishte se  e majat ne pushtet  ishte vazhdimësi  ne te gjitha aspektet e  te majtës kriminale  historike  shqiptarë, autore e diktaturës dhe krimeve te saje . Premtoi qe Republika e re  do te  linte jashtë komunistet  dhe vazhdimësinë e tyre dhe me këto ngriti frymën politike e elektorale te njëPD-je qe para çadrës po prekte fundin.  Nen këtë  arsyetim apo justifikim  spastroi edhe listat  nga te vjetrit ne PD gjë qe u mirëkuptua nga shumica e elektoratit . Mirëpo shikojmë qe retorika antikomuniste  e çadrës  ne fushate  pothuaj është harruar ndërkohë qe komunikimi  publike e zyrtar  me te djathtën historike elektorale është zbehur , shenja qe na çojnë  tek dyshimi publik i një qeverie PD-PS  qe sigurisht kjo pjese e elektoratit nuk do ta pranoje.  Ne dyshim është vetëm koha e  reagimit te tij: do te ndodhe para apo pas zgjedhjeve ?!  Ne se kjo nuk është e vërtete lidershipit të PD-se do ti duhet ta sqaroje pasi pas datës 25 mund te jete shume vone. Kur flas për sqarim nuk kam parasysh  ndonjë interviste apo deklaratë për shtyp por te kthehet ne retoriken  dhe marrëdhënien qe krijoi me bazën e djathte te PD-se  para marrëveshjes me Ramen . Ne se nuk reagon  ne këto dite qe kane mbetur deri ne zgjedhje, pas tyre  do te jete vone .  Dhe ajo qe mund  te ndodhe  nuk është një teori konspirative por një realitet .LDK-ja sot është  shembulli me i mire se çfarë mund te ndodhe ne se  devijon apo braktis ideologjinë, qëllimin politik dhe  sidomos interesat e bazës politike e elektoralë . Edhe pragmatizmi politik ka një kufi. Linjat ideologjike , politike e elektorale i ruajnë edhe vende me demokraci te gjata e te zhvilluara ku te majtën dhe te djathtën i ndajnë  vetëm ideologjitë e programet politike . Po ne Shqipëri qe ato i ndan një lumë gjaku çfarë mund te ndodhe ? Ne se PD –ja lidershipi i saje nuk reagon shpejt , LDK-ja dhe rezultati i saje do ju duket lule para asaj qe duket se i  pret .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here