Dy minuta larg Apokalipsit

0
101

Sa pranë shkatërrimit të planetit është njerëzimi? Ora simbolike e apokalipsit qëndron ende dy minuta para mesnate.

Sipas buletinit të shkencëtarëve atomikë, akrepat e orës nuk kanë ndryshuar pozicion krahasuar me një vit më parë, por kjo nuk duhet marrë si shenjë stabiliteti, thotë Rachell Bronson, presidente e grupit të shkencëtarëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë në fushat e sigurisë, atë bërthamore, ambientale dhe shkencore.

Rreziku i një lufte bërthamore, ritmi i përshpejtuar i ndryshimeve klimaterike dhe luftërat informative apo ato që njihen tashmë si fake news, janë të gjitha shqetësime që Bronson i quan Anomalitë e reja në tokën e sotme.

Image

‘Sot, përveç rrezikut bërthamor dhe klimës, inovacionet e teknologjisë merren po ashtu në konsideratë. Ato po zhvillohen me një shpejtësi që sfidon aftësinë e shoqërisë për të ruajtur ritmin’, shprehet Rachel Bronson.

Ora e apokalipsit u krijua në 1947. Akrepat e saj janë lëvizur 20 herë që nga ajo kohë, nga dy minuta para mesnatës në 1953 dhe sërish në 2018, e deri në 17 minuta para mesnate në 1991.

Vitin e shkuar, akrepat e saj u lëvizën nga dy minuta e gjysmë para mesnate, në dy minuta, duke shkuar kështu më afër se kurrë orës së apokalipsit, kryesisht bazuar tek shqetësimet mbi një luftë të mundshme bërthamore me Korenë e Veriut dhe paparashikueshmërinë e presidentit amerikan Donald Trump.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here