Propozimi i Metës për ‘qeveri besimi’ dhe shanset për koalicion me LSI, flet Kastriot Islami

0
398

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami ka komentuar zhvillimet politike në vend, protestën e opozitës si dhe propozimin e Metës për qeveri ‘besimi’. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në ‘News24’ Kastriot Islami tha se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që të zgjidhet ngërçi politik. Sa i përket propozimit të Ilir Metës, deputeti i PD tha se qëndrimi i tij është i artikuluar qartë për të zgjedhur ngërçin politik dhe për të garantuar zgjedhjet e lira. Kastriot islami ka folur dhe për shancet që ka PD për koalicion me LSI.

 

 

Intervista:
E hëna është afati i fundit për partitë politike që të regjistrohen në zgjedhje. Çfarë do të ndodhë?
Kriza politike ka kohë që ka nisur dhe kjo është një nga krizat e mëdha të besimit. Ka pasur raste kur është kaluar me kalim të butë të zgjedhjeve, por ka pasur raste edhe kur ka pasur probleme. Kjo situatë sot është në krizë të thellë besimi. Ditën e hënë mbaron afati për regjistrimet në KQZ. Opozita është shprehur se nuk regjistrohet në zgjedhje.

Basha ka pasur takime me aleatet, ka pasur tentative për ta bindur?

Kjo ishte një lëvizje për të dalë në një protestë qytetare. Qëndrimi i PD është qëndrim i opozitës së bashkuar. Kjo lëvizje është që të shkohet në nje qeveri pa Edi Ramën. Pra duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po flitet për një takim Rama-Basha?
Nuk jam në dijeni të detajeve. Takimet parapërgatiten dhe shkohet në takim. Në Shqipëri jemi në një rast ku unë mendoj se në tavolinën qeverisë ku garantohen zgjedhje të lira e të ndershme duhet të ishin të gjitha partitë kryesore. Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të ulet në tavolinë.

Qeveria e besimit është zgjedhje?
Qëndrimi i Metës është i artikuluar qartë për të zgjedhur ngërçin polik. Qeveria e besimit do të thotë që të kemi një qeveri ku garantohen zgjedhjet. Dhe qeveria teknike mendoj se është e duhura për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zoti Meta ka propozuar qeverinë e besimit, që është një kuadër shumë i gjerë. Nuk e di çka pasur parasysh zoti Meta, por ai rrit mandatin e qeverisë së tij. Opozita nuk mendon se kjo është qeveria e besimit. Nuk bëhet fjalë që të ikin disa ministra e të vinë disa të tjerë. Kjo qeveri duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo lloj hije do çonte në trazira sociale.

A do ishit për një marrëdhënie të re PD-LSI?
Ka dy momente, një moment kur forcat politike që kanë arritur një rezonancë, kanë një bashkëveprim në distancë mes PD dhe me LSI për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është bërë i qartë pozicioni i LSI, PDIU dhe PD, për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një pjesë e brendshme e PS, siç është Kokëdhima, dhe Blushit. Po shohim që Rama mbetet në zgjedhje. Në bllokun e dytë flitet për koalicion; pasi të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme ka një moment tjetër para apo pas zgjedhjeve.

Berisha ka thënë se Zoti Rama mund të qëndroj si krye kryeministër edhe në qeverinë teknike….
Nëse zoti Rama e paska merak të madh që të qëndrojë në zyrën e kryeministrit 4 vite. Ideja është fakti se i rëndësishë është objektivi. Nuk është qëllim në vetvete largimi i Ramës nga qeveria. Rama duhet të largohet pasi ai ka 2 vjet me fenomene të kanabisit, me zgjedhje të manipuluara në Dibër dhe tregon se ai në krye të qeverisë nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndërkombëtarët nuk e mbështesin protestën e opozitës, a mos vallë po ndërhyn në çështjet e brendshme të PD-së?
Nuk kam parë askund që po ndërhyjnë në protestën e PD-së. Edhe për shkak të ndryshimeve në SHBA, ka një ndarje të Estabilshmentit. PD është shprehur qartë që; Ne në 4 vjet kemi vepruar brenda institucioneve dhe Rama na ka lënë të vetmen rrugë këtë përballe. Nga kjo përballje është një më e butë që po kërkojmë qeveri teknike dhe përballja me trazira sociale.

Ata e mbështesin kauzën por janë kundër bojkotit të zgjedhjeve..Kështu janë shprehur
Ne nuk kemi bojkotuar zgjedhjet, por kemi kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndoshta duket lojë fjalësh, por kauza për zgjedhje të lira, fasadë

Nëse do t’i përkisnit maxhoranës aktuale, a do e përkrahnit çadrën?
Nuk ka të bëjë fare me pozicionin tim politik, pasi kam dashur gjithmonë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Si mendoni, a do të gjendjet gjuha për zgjedhjen e presidentit?
Presidenti është në duart e maxhorancë akatuale. PS-LSI dhe gjithë aleatët, opozita do kishte rol periferik për zgjedhjen e presidenti. nëse kriza për zgjedhjet parlamentare, do kishim dhe një krizë sa i takon mungesës së besimit për zgjedhjen e presidentit. Rama çdo ditë e më shumë mbetet i vetmuar si faktor i krizës dhe po kthehet në pjesë e problemit.

Çfarë do të ndodh në komisionet e vettingut a do të marrë pjesë opozitë?
Kjo është një lojë që do ta luaj zoti Rama, si nj kartë elektorale, dhe tani si një kartë që do të zgjidh krizës. Opozita do të vazhdojë në konsekuencë të çështjes dhe këto nuk mund të votohen. Rama duke dashur të implikoj dhe duke mos dashur të zgjidhë krizën, ka futur dhe faktorin ndërkombëtar dhe i ka dhënë një dimension të padëshirueshëm Vettingut. Kjo çështje është me e komplikuar se kaq, pasi ka zgjedhje marrëveshjen.

Ju jeni një ndër deputetët më të vjetër të PS, si e keni ndjerë vetën në këto vite në kampin opozitar. Si e mendoni tani pozitën e PD?
Unë tashmë jam shprehur për të dhe jo është një çështje e gjatë. Natyrisht historia e përjashtimit tim nga përjashtimi i PS është një histori që ka zgjatur. Përgjegjësi i përjashtimit tim është zoti Rama, retorika e tij është boshe, nuk i do njerëzit e afërt. Unë jam me dy Doktoratura.

Keni nostalgji?
Do vi dhe tek kjo përgjigje, Rama ka marrë pjesë PS. Ai që quhet ‘sekti i Rilindjes’ është i kuptueshëm se mori peng PS. Një pjesë e PS si të thuash ka pranuar që të merret peng i ‘sektit’ Rama, por dhe i individëve me kode kriminale. Unë shikoj që kam marrë një vendim të drejtë dhe ndoshta jam i pari që e kam marrë vendimin. Në momentin që Rama më ka përjashtuar nga PS, është përpjekur që më nxjerrë dhe jashtë politikës. Por ka qenë Berisha ai që më ka propozuar të jem pjesë e strukturave të tij. Nuk ka qenë asnjë lloj pazari. Ndihem i respektuar në atë parti, si nga zoti Berisha, nga Basha, por dhe nga të gjithë kolegët që janë pjesë e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here