Otto von Habsburg: Haradinaj është kalorës fisnik

0
186

Ambasadori i parë i Repubikës së Kosovës ne Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, gjatë mandatit të tij ne kuader te vizitave personaliteteve të njohura shkon ne Poeking am Starnberger See per ta vizituar ne “Villa Austria” pinjollin e fundit te familjës perandorake austro-hungareze, Otto von Habsburg, i cili njihej si nje përkrahes i madh i pavarësisë së Kosoves.

Në një shkrim të tij, botuar në shtypin e Tiranës dhe të Prishtinës, Mirdita e përshkruan këtë vizitë si njërën ndër takimet më të rëndësishme gjatë mandatit të tij. Ndër të tjera Mirdita shkruante se Dr. Otto von Habsburg „ edhe përkundër dëshirës së madhe, për shkak të moshës së shtyer dhe të shëndetit jo të mirë nuk arriti të realizonte dëshirën e tij për të vizituar Kosovën e pavarur, me të cilën, veç tjerash, e lidhte edhe miqësia e madhe me Ibrahim Rugovën.”

“Pragun e kësaj ville para Teje e ka kaluar vetëm një politikan shqiptar, Ibrahim Rugova” i thotë ai diplomatit kosovar. Ne bisedë e sipër rreth problemeve për njohjen e shtetit të Kosovës dhe të ardhmes europiane të saj Otto von Habsburg thotë se misionin e Dr. Rugovës për integrimin e Kosovës ne Europë mund ta vazhdojë vetem një politikan dhe ai është Ramush Haradinaj. Ne atë kohë me kandidatin e sotem për kryeminister të Kosovës ende merrej Tribunali i Hages, mirëpo për Otto von Habsburg s’kishte asnjë dyshim: ” Herr Haradinaj ist ein Ritter!”

Zoti Haradinaj është kalores!”

*Xhevat Ukshin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here