Video/ Kapet me armë, arrestohet ‘i forti’ i Fierit…

0
163

Policia ka vënë në pranga një personazh të njohur në Fier.

Burime zyrtare nga policia thanë se, është arrestuar Ilir Boriçi.

‘Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur ‘Boriçët’, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit’, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë, arrestohet në Fier në kushtet e flagrancës poseduesi i tyre, shtetasi Ilir Boriçi.

Kapet dhe ndalohet në Lushnje një shtetas i shpallur në kërkim për ‘Armbajtje pa leje’ dhe ‘Kanosje’.

Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen ‘8 Shkurti’ Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë.

Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur ‘Boriçët’, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

Shtetasi i lartëpërmendur është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale ‘Tentativë vrasje’, ‘Kanosje’, ‘Shkatërrim prone’ dhe ‘Armbajtje pa leje’.

Aktualisht ky shtetas ishte në masën ‘Detyrim paraqitje’ për veprën penale ‘Armbajtje pa leje’, ‘Kanosje’ dhe ‘Shkatërrim prone’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here