SHBA akuzon Rusinë për mashtrim

0
163

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, në OKB ka akuzuar Rusinë për barbarizëm në sulmet e qytetit të Aleppos, në Siri. Në një takim emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB’së, ambasadorja e SHBA’së Samantha Power ka thënë se Rusia po mashtron këshillin për rolin e saj në Siri, raporton në shqip Gazeta Express.

Ajo ka thënë se Rusia dhe regjimi sirian kanë rrënuar edhe atë çfarë ka mbetur në një qytet të rëndësishëm të Lindjes së Mesme. Rusia dhe forcat siriane kanë provuar të largojnë terroristet islamikë nga Aleppo dukë lënduar sa më pak qytetarë që është e mundur.

Ambasadori Vitaly Churkin nuk ka thënë se forcat ruse kanë ndërhyrë, shkruan përcjell Gazeta Express. Por, ai ka thënë se sjellja e paqes në Siri është një akt pothuajse i pamundur tani. Ai gjithashtu ka akuzuar grupet e kundërshtare të armatosura për sabotimin e armëpushimit. Qyteti verior i Aleppo’s ka qenë fushë-betejë kryesore e luftës civile 5-vjeçare të Sirisë.

‘Save the Children’ ka thënë se vullnetarët e kësaj organizate kanë raportuar se përafërsisht gjysmë e viktimave të nxjerrë nga rrënojat kanë qenë fëmijë. Një spital i ka thënë organizatës se 43 për qind e të lënduarve  që kanë trajtuar të shtunën, kanë qenë fëmijë dhe një ambulancë në Siri ka thënë se më shumë se 50 për qind të te lënduarve që kanë bartur në 48 orët e fundit kanë qenë fëmijë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency