VASILI: “FMN plas bombën/ Kryeministri me koncesionet po shkatërron dhe kriminalizon ekonomine”

0
207

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të FMN-së, që i kërkojnë Edi Ramës të ndalë konçensionet. Vasili shkruan në një postim në rrjetet sociale se Kryeministri me konçensionet po shkatërron dhe kriminalizon ekonominë.

Deklarata e Plotë:

FMN foli, Kryeministri me koncesionet po shkaterron dhe kriminalizon ekonomine.

Kryeministri me koncesionet po e zhyt vendin ne nje gremine ekonomike shume te rrezikshme dhe me pasoja shkaterrimtare.
Riciklimi i parave te pista,krijimi i nje borxhi te tmerrshem me pasoja afat gjata,asfiksimi i ekonomise dhe mbreterimi i klientelizmit kriminal keto jane e ardhmja e zeze qe e pret ekonomine e vendit.
Kryeministri eshte ideatori dhe frymezuesi i koncesioneve si PIRAMIDA te verteta kriminale financiare.
Hetimi me cdo mjet dhe forme i veprimtarise kriminale ne ekonomi te kryeministrit duhet te jete objektivi me i rendesishem i prokurorise dhe i partnereve nderkombetare,pasi FMN ka vene gishtin mbi plage.
Bllokimi kriminal prej me shume se dy vjetesh ne parlament i ligjit te propozuar ngs LSI per koncesionet eshte deshmi evidente e interesave te erreta dhe okulte te qeverise per koncesionet.

FMN foli shume qarte ajo thote:
1.Ne kemi deklaruar që kuadri institucional për menaxhimin e koncesioneve mbetet i papërshtatshëm.ndaj kemi këshilluar Qeverinë që të marr një pushim të shkurtër, të pezullojë dhënien e koncesioneve të reja”,
Sipas shefit të FMN në Tiranë.
“Duhet të kemi një listë konsistente të projekteve prioritare që bëhën me koncesion, por jo vetëm. Sot nuk e kemi. Çdo koncesion, përfshirë ato të mëdhatë e dhëna së fundmi, del nga një proces jo shumë formal. Së dyti:Shefi i Zyrës së Fondit thotë se Qeveria duhet t’i japë fund miratimit të koncesioneve që vijnë si propozime nga privatët.
“Programi i investimeve të qeverisë duhet të jetë konsistent dhe i mirëmenduar. Ai duhet të mbajë parasysh përfitimet totale në rrjetin e infrastrukturës, që vijnë nga investimet e ndryshme. Kjo nuk mund të ndodhë kur Qeveria thjesht miraton propozimet e pakërkuara që vijnë nga privatët.
Se treti:“PPP-t përmbajnë risqe thelbësore fiskale. Një nga motivimet kryesore të PPP-ve duket se është shtyrja e pagesës. Pra, investimi bëhet tani me financime nga privatët, Qeveria e paguan më vonë. Kjo ekonomikisht është e njëjtë me huamarrjen. Pra i gjithë investimi, ose një pjesë e tij duhet të regjistrohet si borxh publik”,

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here