Shkodër/ Punonjësit e qendrës mohojnë dhunën ç’njerëzore: “I sëmuri u lidh,u filmua nga ish-përgjegjësi i qendrës”

0
126

Punonjësit e qendrës ku u denoncua dhuna e rëndë me të sëmurët mendojën mohojnë videon e transmetuar nga “Stop”. Ato thonë se nuk i përkasin këtij institucioni dhe se ndaj tyre nuk është ushtruar dhunë ndaj të sëmurëve.

Vera Macurreli, punonjëse e qendrës  thotë se video është inskenim nga ish-­përgjegjësi i sektorit Leonard Hila, i cili u shkarkua nga puna për thyerje disipline. Sipas saj Hila ka lidhur e filmuar të sëmurët në këtë qendër, duke e shitur më pas videon si skandal.

Ditën e djeshme policia vuri në pranga drejtoreshën e qendrës Julia Cepi, si dhe një infermiere. Prokuroria gjithashtu zbuloi se 3 vajza në moshë madhore, me probleme mendore paciente në Qendrën e Zhvillimit në Shkodër kanë mbetur shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Ky rezultat ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko­ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës ka rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë qendër është ushtruar dhunë sistematike.

Ndërkohë drejtoresha e qendrës së zhvillimit Julia Cepi, videon e shfaqur në emisionin investigativ “Stop” ku personat rezidencial të asaj qendre mbahen të lidhur me zinxhir e quajti të stisur dhe absurditet. Drejtorja Cepi u shpreh se video e shfaqur është një montazh dhe këtë ia lë organeve të drejtësisë për ta zbardhur se si është e vërteta.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here