Gjykata e Apelit lë në burg Shukri Xhelilin, rrëzon kërkesën e tij për masën e sigurisë

0
134

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e Shukri Xhelilit për të ndryshuar masën e sigurisë. Trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi masën “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për kryetarin e Bashkisë së Dibrës të shkarkuar nga detyra pas videos së skandalit seksual. Xhelili akuzohet për korrupsion. Në videon e transemtuar në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ai shfaqej duke i kërkuar favore seksuale vajzës 20 vjeçare me inicialet A.A, në këmbim të një vendi pune. Xhelili u shkarkua nga detyra, por ai e ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, një proçes ky që ka pezulluar edhe procedurat për shpalljen e zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here