ISIS kërcënon Ballkanin: Së shpejti shihemi në Tiranë, Shkup, Prishtinë duke prerë kokat e të pafeve

0
362

Grupi terrorist i Shtetit Islamik ka paralajmëruar valë terrori në të gjitha shtetet e Ballkanit, pas sulmeve të përgjakshme në Evorpë.

“Jo, betohemi në Allah, ne nuk e kemi harruar Ballkanin”, paralajmëroi versioni boshnjak i revistës së ISIS-it “Rumiyah”, në një kërcënim të ri për valë terrori në rajon.

Në artikullin “Ballkani – Gjak për armiqtë, mjaltë për miqtë”, ISIS kërcënon në mënyrë direkt Serbët dhe Kroatët për rolet e tyre në luftrat ballkanike por edhe myslimanët ‘tradhtarë” ndaj besimit.

“Së shpejti ushtarët e kalifatit do të ecin përmes Beogradit, Zagrebit, Sarajevës, Tiranës, Prishtinës, Shkupit dhe qyteteve të tjera duke prerë kokat dhe derdhur gjakun e të pafeve”, paralajmëron revista.

Artikulli paralajmëron se të gjithë tradhtarët e besimit islam në Bosnje, Serbi, Sanxhak, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni do të shfarosen nëse “nuk kthehen në Islam”.

“Gjaku juaj është më i ëmbël se ai i serbëve dhe kroatëve për ne”, thuhet në revistë, sipas “Balkan Insight”.

Versioni në gjuhën boshnjake i revistës së ISIS-it që prej shtatorit të kaluar ka justifikuar sulmet e grupit terrorist anekënd botës.

Revista publikohet në shumë gjuhë, përfshirë arabishten, anglishten, turqishten, gjermanishten dhe Frëngjishten. Emri i saj në arabisht do të thotë “Romë” dhe mendohet se aludon rrëzimin e Perandorisë Romake.

Sipas të dhënave zyrtare, Bosnja është një prej eksportuesve kryesore të xhihadistëve në Lindjen e Mesme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here