Kush është administratorja socialiste që u procedua sot penalisht për drogë, FOTOT krahë Pjerin Ndreut

0
178

Një administratore njësive vendore, së bashku me kryeplakun e një fshati janë proceduar sot penalisht në Pukë për drogë.

Po kush është administratorja që po ndiqet në gjendje të lirë?

Ajo quhet Franga Jaku, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë, shkruan shuplaka.

Nga sa shihet administratorja është nga radhët e Partisë Socialiste. Në këto foto shfaqet me deputetin, Pjerin Ndreu me strukturat e Partise Socialiste.”Me Administratoren e Njesise Znj. Franga Jaku,Kryetari i Partise socialiste Gjegjan, z..Mark Hasani, Drejtorin e Arsimit Puke, Z.Nikolin Prenga, drejtoret e shkollave, Kryetarja e gruas znj, Tereze Marku, dhe kordinatoret. Ky takim ishte shumë i rëndësishem mbi organizimin e strukturave për të arritur një fitore sa më të thellë në Qershor 2017, me në krye Z.Pjerin Ndreu.”, shkruhet në fotot që janë shpërndarë në muajin shkurt.

DETAJET E PLOTA TË POLICISË:

Konstatohen dhe asgjësohen 670 bimë e fidanë narkotikë Cannabis Sativa, armë zjarri dhe municione luftarake. Procedohen në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit, Administratoria e Njësisë Administrative dhe një Isnpektor i Policisë Pyjore.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe , më datë 06.06.2017, në vendin e quajtur pylli “Nën Maja” në fshatin Ivanaj Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri atomatik model 56 – 2 krëhëra – 50 fishekë – 55 kapsolla detonatori – 20 kallepë tritoli – 15 copë granata – 2 kutia metalike të mbyllura me ndezësa granate. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë në fshatin Rras, në vendin e quajtur Qafa e Mollës, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan në një parcelë 370 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 10-110 cm, si dhe një serë janë gjetur 810 tasa plastik (kubik ) ku në 300 prej tyre kishte të kultivuar fidanë , ndërsa në 510 tasa kubik ishin të mbushur me dhe gati për përgatitje të mbjelljes së bimës narkotike.

Për këtë rast janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, shtetasit:

-F. J, 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Administratore e Njësisë Administrative Gjegjan, Pukë.

– B. Gj, 47 vjeç, banues në fshatin Rras – Pukë, me detyrë Kryeplak i fshatit Rras.

– T. N, 50 vjeç, banues në fshatin Dom – Pukë, me detyrë Inspektor i policisë pyjore që mbulon Njësinë Administrative Gjegjan, Pukë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here