Kini kujdes kur mbani shumë sekrete, sepse disa prej tyre janë të dëmshme për shëndetin

0
185

Kini kujdes kur mbani shumë sekrete, sepse disa prej tyre janë të dëmshme për shëndetin
Kini kujdes kur mbani shumë sekrete, sepse disa prej tyre janë të dëmshme për shëndetin
Sipas një studimi të “Columbia University”, secili ka një mesatare prej 13 sekretesh në “dollap”. Rezultati? Niveli i lartë i stresit dhe plakje e lëkurës. Koncepti i fshehtësisë na kujton një ndërveprim të dyfishtë: një person që fsheh një sekret nga një tjetër gjatë një bisede ose bashkëveprimi shoqëror.

Puna e tanishme, megjithatë, tregon se ky aspekt i sekretit, është mjaft i rrallë. Duke marrë një pamje më të gjerë të fshehtësisë, si qëllim për të fshehur informacionin, i cili vetëm nganjëherë kërkon fshehjen, i jep një psikologji të re sekretit. Ne demonstrojmë që njerëzit kapin veten në mënyrë spontane duke menduar për sekretet e tyre – ata enden me mendje – shumë më shpesh se sa hasin situata sociale që kërkojnë fshehje aktive të atyre sekreteve. Për më tepër, pavarësisht nga frekuenca e fshehjes, frekuenca e mendjes që endet në sekrete, parashikon një mirëqenie më të ulët.

Pasojat e sekreteve

Thuajse 95% e jona ruan disa sekrete në vetvete: janë mesatarisht 13 për secilin, pesë nga të cilat vërtet të parrëfyeshme, për të cilat nuk kemi folur asnjëherë me asnjë më parë. Por ky zakon mund të jetë i dëmshëm për shëndetin: ai rrit nivelet e kortizolit, hormoni i stresit, i cili mund të shkaktojë probleme të zorrëve dhe metabolizmit, tension të lartë, plakjen e lëkurës dhe sistem imunitar të dobët. Në krye të renditjes, janë fantazitë seksuale apo romantike ndaj një personi që nuk është partneri ynë.

Renditja e sekreteve

Kjo konfirmohet edhe nga një studim i “Columbia University” në Nju Jork, i publikuar në revistën “Journal of Personality and Social Psychology”, e cila ka marrë në ekzaminim 10 studime të ndryshme, duke u thelluar në rastet më të përhapura. Përveç flirtimit dhe tradhtisë (së vërtetë apo të lakmuar), në renditjen e sekreteve më të frekuentuara, figurojnë çështje financiare apo familjare, ambicie, konsideratë të ulët për vetveten dhe ndonjë shkallë më lart, kryerja e një aborti. Megjithatë, studiuesit tregojnë se shmangja e këtyre sekreteve, mund të bëhet duke biseduar me një mik, mikeshë, njeri të afërt dhe të besuar, sepse nëse mbahen vetëm për vete, duke i eksploruar në mendje, rrezikon të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here