FOTO/ Presidenti Nishani merr pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit

0
112
Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani mori pjesë sot në Takimin e radhës së Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, me ftesë dhe nën kujdesin e Presidentit slloven Barut Pahor e të Presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitoaroviç, ku ku krahas Presidentëve të Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Kosovës, dhe Bashkryetarit të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, ishte i pranishëm si i Ftuar Nderi Presidenti Federal i Republikës së Gjermanisë, Frank-Walter Steimeier.

Liderët e Procesit të Brdo-Brijunit me konsensus të plotë miratuan konkluzionet e Samitit, ku thelbi qëndron në nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe shmangien e retorikave nacionaliste dhe imflamatore. Gjithashtu, kërkohet nga Bashkimi Evropian dhe Vendet Anëtare që të vlerësojnë kuadrin aktual të aderimit në Bashkimin Evropian dhe japin një perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here