Hesht për rënien nga Kategoria, “Tirona Fanatics” i bën thirrje bashkisë të reagojë

0
172

Të mërkurën tifozeria më e zjarrtë e Tiranës, “Tirona Fanatics”, para ndeshjes së finales së Kupës kundër Skënderbeut protestoi para bashkisë për situatën e klubit duke i kërkuar kryetarit Erion Veliaj të shfuqizojë si president Refik Halilin.

Kjo nuk solli asnjë reagim lidhur me këtë çështje, por gjithsesi bashkia e Tiranës e ka patur në axhendë ekipin e Tiranës. Kryetari Erion Veliaj i ka thirrur të gjithë pjestarët e klubit ditën e djeshme në ambjentet e bashkisë për t’i uruar për Kupën e fituar dhe njëkohësisht për t’i shpërblyer me 50 mijë euro në total për këtë arritje si bashkëpronarë me 34% të ekipit të Tiranës.

E gjitha kjo nuk i bën përshtypje “Fanaticsave” të cilat para turpit që pësoi skuadra nuk preferojnë një ndër të shumtat kupa në historinë e tyre. Në një reagim në rrjetet sociale, “Tirona Fanatics” i bën thirrje bashkisë të reagojë për situatë e krijuar.

Postimi i “Tirona Fanatics”
tirona fanatics

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here