Ministri i LSI-së u ‘përvishet’ socialistëve: Sharësit profesionist dolën në mexhlis

0
188

Fushata zgjedhore siç duket ka nxehur dhe ‘gjakrat’ e partive politike, ndërsa ato janë vënë në garë për të dalë forcë e parë. Andaj, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, i cili vjen nga radhët e LSI-së ka sulmuar sot hapur PS-në.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Dervishaj pohoi se sharësit profesionit, duke nënkuptuar PS-në, nuk fituan në asnjë fushatë zgjedhore të vetëm. Nga ana tjetër ai theksoi se njerëzit janë të lodhur nga sharjet dhe barcaletat.

STATUSI I DERVISHAJT
Fushata filloi më në fund dhe sharësit profesionist dolën prap në mexhlis.
Ngaqë nuk kanë ç’thonë, se nuk kanë fituar dot asnjeherë vetëm, sepse dhe partitë që drejtojnë ua kanë dhuruar të tjerët. ia kanë filluar prap avazit.
Të dashur sharës, LSI ecen përpara se nuk shan njeri por punon me njerezit e për njerëzit.
Të gjithë janë lodhur nga sharjet, nga çadra e barcaletat dhe prandaj mbështesin LSI.
Sepse ne kemi një plan konkret dhe s’premtojme fantazi.
I njohim hallet e njerëzve e nuk kacafytemi për lista.
I njohim kontributet e s’nxjerrim njerëz nga dritarja, por i mbajmë dyert hapur për këdo që kërkon dinjitet, stabilitet, dhe shpresë për të ardhmen.
Prandaj dhe kemi organizaten rinore më të mirë në Shqipëri,
LRI-në e pakonkurueshme.
Mos u ligështoni, se në datë 25 Qershor të gjithë do votojnë numrin 1!
Sepse për ne numër 1 janë Atdheu!
Shqiptarët kudo janë dhe rinia jonë e mrekullueshme.
#LSINjëShansPërTëGjithë
#LSIForcëEParë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here