U ‘penalizua’ si pasojë e marrëveshjes, ja çfarë thotë Niko Peleshi

1
383

Zv.kryeministri Niko peleshi, ka komentuar arritjen e marrëveshjes mes PS-së dhe PD-së, ku një prej pikave që parashikon kjo marrëveshje është dhe pozti i zv.kryeministrit që do ti kalojë opozitës.

Gjatë një takimi me gratë e korçës, Peleshi, tha se askush nuk duhet të mërzitet, pasin kjo është një fitore e socialistëve që i siguron të ardhmen një gjenerate tjetër.

Sipas tij marrëveshja është një tregues se PS nuk ka për qëllim pushtetin.

“PS ka fituar një betejë për gjeneratën tjetër, Shqipëria sot ka bërë hapin e parë drejt Shqipërisë se drejtë. PS e Edi Ramës me guxim dhe vendosmëri pa u ndalur, ka arritur të kthejë të gjithë kursin e politikës shqiptare drejt Shqipërisë së drejtë, drejt drejtësisë larg asaj që pati ku vend. Politika ka fituar të drejtën e qytetarisë. Politika është emancipuar. Pushteti nuk është një qëllim më vete nuk është një slogan, por është e vërtetë, pushteti nuk ka kuptim nëse nuk i kthehet. Kushdo që ndihet i hidhëruar për lëshimet e bëra ndaj opozitës, ne i themi që për PS nuk është qëllim pushteti por është e nesërmja”, u shpreh Peleshi.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Peleshi është një aset i çmuar për Partin Socialiste.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. PO ORE NIKO PO TANI DO JESHE NJE QYTETAR I THJESHTE POR ME NJE KUJTIM.PERTYPE SI KALAMA NJE TE RRAFME NGA KRYEMINISTRI NE ZYRAT E SHTETIT.
    POR SKA PROBLEM MJAFTON QE PARTINE TA KINI TE FORTE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here