Basha mesazh partive aleate: Krenar për mbështetjen tuaj për kauzën e zgjedhjeve të lira

1
205
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mirënjohjen për partitë aleate opozitare për protestën e djeshme dhe qëndresën për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në një status në facebook, Basha shkruan se është me fat që është kryetar i koalicionit opozitar.

“U shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë aleatëve të koalicionit tonë opozitar. Mirënjohje për të gjithë ju anëtarët, mbështetësit dhe drejtuesit e partive opozitare. Sot, keni të drejtë të ndiheni krenarë për besnikërinë që u keni dhënë qytetarëve dhe kauzës të drejtë të zgjedhjeve të lira.

Personalisht, si kryetar i opozitës së bashkuar ndihem me fat, si askush tjetër në historinë 27 vjeçare të pluralizmit, për mbështetjen dhe besimin e tuaj të patundur ndaj meje dhe Partisë Demokratike.

#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Ky ka marre fund bashk me aleatet, eshte izoluar totalisht si brenda dhe jashte me platformen shkaterruese qe ndoqi. PD dhe aleatet do te shkrihen gradualisht si PSD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here