Aksident i rëndë në Fushë Krujë-Milot , përplasen 4 makina. Tre persona rëndë, një i ri humb këmbën

0
236

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas orës 10:00 të mëngjesit në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Aksidenti ku janë përfshirë katër makina ka ndodhur në afërsi të Thumanës.

Makinat janë përplasur me njëri-tjetrën dhe për pasojë është plagosur rëndë Serxhio H., 30 vjeç i cili ka humbur njërën këmbë.

I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore të Fushë Krujës dhe është dërguar me urgjencë tek Trauma.

Mësohet se janë tre persona të plagosur, por në gjendje më të lehtë se 30-vjeçari.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here