Salianji: Shqetësues fakti që Basha nuk përgënjeshtron lajmet se do jetë kandidat për President. Nuk do e votoja asnjëherë këtë pazar

0
558

Pyetjes nese do ta votonte Lulzim Bashën si kandidat për President, deputeti demokrat Ervin Salianji u përgjigj: “Lajmi qarkullon gjërësisht në media prej ditësh dhe është lajm shqetësues për çdo opozitar në këtë vend!

Për ish drejtuesin e PD-së që ka marrë gjithçka nga demokratët ishte detyrim ta përgënjeshtronte menjëherë. Ky lajm përforcon perceptimin që gjithçka luhet për interesa personale të tij dhe për fat të keq përforcon perceptimin që luhet me sakrificën e demokratëve duke i shitur më pas tek Rama, siç për fat të keq janë “lëshuar” shumë kauza dhe janë hedhur tej shumë bashkëpunëtorë!

Politika konstruktive nuk është shitja e opozitës, por opozita e forte, pa kompromise personale. Gjithçka për interes të qytetarëve është politikë konstruktive.

Natyrisht as që mendohet ta votoj!”./kohajone

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here