Dita e Europës, Meta: Nuk ka vend më domethënës në Shqipëri se parlamenti për të reflektuar

0
174

Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, tha sot nga ambjentet e jashtme të Kuvendit, i cili hapi dyert për qytetarët në kuadër të Ditës së Evropës tha se vendit i duhet sot më shumë përgjegjshmëri dhe dialog dhe se asnjëherë nuk është vonë për të gjetur një zgjidhje të përgjegjshme.

 

 

“Nuk ka vend më domethënës në Shqipëri se ky parlament për të reflektuar. Jam i lumtur që kemi të rinj e të reja, sepse e ardhmja u përket atyre. Vetë Kuvendi ka detyrimin të bëhet shembull për brezin e ri, duke u kthyer në shtëpinë e  demokracisë së vërtetë. Në këtë mënyrë do tregojmë që jemi në vlerat e Shqipërisë evropiane.

Dëshira ime në këtë ditë është që parlamenti të mbushet me të reja e të rinj, por jo vetëm për këtë ditë, por edhe në vijim, sepse ata reflektojnë energji të jashtëzakonshme për një idel që buron nga dëshira për një jetë më të mirë. Nuk kemi më nevojë të zgjedhim armët, por të zgjedhim dijen. Fuqia e rinisë mund ta ndryshojë këtë vend dhe të çojë përpar ëndrrën për Shqipërinë evropiane.

Më tepër dialog, e më pak arrogancë, më tepër kompromis, e më pak kokëfortësi. Duke vendosur interesat e vendit prioritet, asnjëherë nuk është vonë të gjejmë zgjidhje gjithëpërfshirëse,” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here