Tifozët mësyjnë në fushë. Përpjekjet “qesharake” të rojës për t’i ndalur bëhen virale (Video)

0
187

Të dielën në “derbin e vogël” të Glasgout mes Patrick Thisle dhe Rangers një episod në fundin e ndeshjes u bë mjaft i komentuar pasi një “stewart-e”(roje femër e sigurisë në stadium) në mënyrë qesharake u përpoq për të ndalur tifozët miq që të mos hynin në fushë.

 

 

Patrick kishte kaluar në avantazh në minutën e 14-të dhe përmbysja që skuadra e Rangers bëri në minutat e fundit, u përjetua në maksimum nga tifozët. Si fillim barazimi në minutën e 83-të dhe më pas goli në minutën e katërt shtesë të kohës së rregullt ekzaltoi tifozët të cilët nuk mund t’i bënin ballë tundimit për të festuar me heronjtë e tyre në fushën e blertë, raporton “Daily Mail”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here