Shtimi i rasteve/ Psikologja Plaku: Abuzimi seksual me fëmijët lë efektet të rënda psikologjike

0
797

“Një prind duhet të jetë vigjilent për të vëzhguar fëmijën pasi ka raste që mund të shfaqen edhe me ndryshime të zakoneve të ngrënit,çrregullime të gjumit,regres në fëmijërinë e hershme”

 

Sejrie Baleta

 

Abuzimet seksuale tek fëmijët janë një fenomen gjithnjë e në rritje. Rastet e fundit të bëra publike në media kanë shqetësuar mbarë opinionin publik.  Ngjarjet e rënda  të raportuara në të cilat protagonist kanë qenë  fëmijë të abuzuar seksualisht janë nga ato lajme që lënë pa gjumë dhe tronditin shpirtra. Mirëpo, ndërsa kronika dhe artikuj me këtë përmbajtje të frikshme tregojnë për shtim të numrit të rasteve, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Standard”,  psikologja  Orjola Plaku e ve theksin tek fakti se: “Abuzimet me fëmijët shkaktojnë trauma në jetën e një fëmijë. Madje,dëmtojnë aq shumë mirëqenien e një fëmijë sa  më tej mund të instalohet edhe rregullime të humorit tek ta”

 

Cilat janë sinjalet që një fëmijë supozohet për abuzim seksual?

Abuzimet seksuale dhe forma të tjera  të abuzimit kanë marr përmasa të mëdha në vendin tonë. Në fakt një fëmijë i abuzuar seksualisht manifeston ndryshime të dukshme në fushën e sjelljes. Zakonisht mund të konstatohet një mërzitje e theksuar  dhe ndryshime në ndërveprimin me bashkëmoshatarët. Theksin do e vija tek mungesa e kënaqësisë dhe iniciativës për të kryer aktivitete argëtuese. Por asgjë nuk mund të jetë determinonte pasi kjo varet edhe nga temperamenti i fëmijës. Por një prind duhet të jetë vigjilent për të vëzhguar fëmijën pasi ka raste që mund të shfaqen edhe me ndryshime të zakoneve të ngrënit,çrregullime të gjumit,regres në fëmijërinë e hershme si psh:urinim në shtrat etj. Frikë e theksuar për të qëndruar vetëm,ndenja të theksuara të ankthit,dëmtime të vetes. Ndryshime të dukshme të temperamentit,humorit,pasiguri emocionale.

Ndikimi i abuzimit seksual tek fëmija?

Normalisht çdo formë e dhunës  ndikon negativisht në psikikën e fëmijës.

Abuzimet me fëmijët shkaktojnë trauma në jetën e një fëmijë. Madje,dëmtojnë aq shumë mirëqenien e një fëmijë sa  më tej mund të instalohet edhe çrregullime të humorit tek ta.

 

Si duhet të reagojnë prindërit ndaj një fëmijë të abuzuar seksualisht?

Raportimi që të merren masa ndaj personit të supozuar për abuzim seksual. Është me shumë rëndësi të ruhet konfidencialeti tek gjitha instancat,pasi fëmija është në zhvillim e sipër. Por ndodh që mbivendosen traumat tek fëmija. Ka plot raste që thyhet çdo etikë profesionale. I referohem rasteve të publikimit nëpër media.. duhet të gjejnë zgjidhje në mënyrë sa më profesionale të këtyre rasteve.

Rekomandoj që në të tilla situata në raste  nevojitet që rasti të vlerësohet dhe të punohet me fëmijën nga një psikolog zhvillimi në mënyrë që të zbuten vështirësitë që fëmija shfaq.

 

Si duhet të sillemi me një  fëmijë të abuzuar seksualisht?

Normalisht një fëmijë i abuzuar ka nevojë jo vetëm për mbështetje profesionale  por  suport emocional nga personat e kujdesit. Rikujtimi i ngjarjes së ndodhur shkakton ripërjetimin e traumës tek fëmija,eksplorimi i pas traumës do të sjell gjendje të agravuar psikologjike.

Rritja e sigurisë emocionale të fëmijës duhet të jetë fokus për prindërit.Së bashku me ekspertin psikolog duhet të realizojnë një plan ndërhyrje në mënyrë që  vështirësitë emocionale të zbuten.

Si ndikon pornografia tek fëmijët?

Pornografia shkakton varësi psikologjike dhe  bën që fëmija  të modeloj sjellje të papërshtashme me të tjerët. Navigimi në internet duhet të monitorohet nga prindërit pasi pornografia jo vetëm bën që fëmijët ta shohin raportin seksual si diçka normale dhe i nxit fëmijët  të  përdoren nga individë të tjerë .Është detyrë e çdo prindi të mbroj fëmijën duke biseduar me të për rreziqet që ka navigimi në internet.

Pse e fshehin fëmijët abuzimin?

Ka plot raste që fëmijët e kanë të vështirë të raportojnë dhunën seksuale pasi ata kanë frikë se mos i ndodh sërisht. Mungesa e besimit tek  prindërit për zgjidhjen e situatës bën që fëmija të izolohet. Frika se mos të ndëshkohet nga prindërit sërisht…

Si duket një përdhunues?

Një pedofil nga pamja mund të duket tejet normal,ai/ajo mund të frekuentojë ambjente normale. Është një individ  mjaft i sjellshëm dhe mjaft i dashur me fëmijët. Pedofili fshihet pas mirësisë që tregon  drejt viktimave të tij,dhe përpiqet  të fitojë besimin e fëmijëve. Abuzuesit  është e vështirë të identifikohen pasi kamuflohen vazhdimisht. Ata përdorin truke në mënyrë që të joshin fëmijën që të bëhet pjesë e skemës së tij.

Si ta mbrosh  fëmijën nga abuzimet seksuale?

Prindërit duhet të jetë vigjilent dhe të kujdesshëm ndaj fëmijës. Duhet të  observojnë gjendjen emocionale të fëmijës,mënyrën se si sillet,mënyra se si luan apo bashkëvepron me fëmijët e tjerë.

Monitorimi i vazhdueshëm i navigimit nëpër rrjete sociale,kufizimi i përdorimit  me orare të tejzgjatura të internetit.

Çdo prind duhet t’i jap siguri fëmijës  dhe të ndërtoj një lidhje të fortë emocionale  me to,në mënyrë që fëmija të besojë tek prindi.

 

guri-guri_1471682462-6568542

Dibër

I ati përdhunoi 15- vjeçaren, ekspertiza mjeko- ligjore e ka konfirmuar

Një muaj më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur të tërë opinionin ku babai përdhunoi të bijën e tij.  Guri Përgjegji, 46 vjeç,  u arrestua nga policia, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të bijën. Ai është banor i fshatit Përgjegje, në zonën administrative të Kastriotit, në Dibër. Policia ishte njoftuar një ditë më parë në atë periudhe në rrugë operative, se një minorene me inicialet E.P, 15 vjeçe, ishte në gjendje të rëndë psikologjike, për shkak të një agresioni. Një patrullë e policisë e gjeti në banesën e xhaxhait të saj minorenen, që jetonte me babain dhe njerkën në këtë shtëpi që shihni në këto pamje. Pasi u dërgua në policinë e Peshkopisë, ajo u mor në pyetje nga një prokuror në prani të njerkës dhe një psikologu. Gjatë seancës, ajo ka rrëfyer në detaje momentet e tmerrit, se si e kishte përdhunuar babai i saj biologjik. Rreth orës 11 të së enjtes, ata gjendeshin bashkë në një zonë me pyll në afërsi të fshatit, ku ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. Pas kësaj është larguar duke e lënë vajzën në gjendje shoku. Për disa orë efektivët e policisë së Dibrës kanë kërkuar Përgjegjin nën zonën e pyllëzuar rreth fshatit, dhe pas 12 orësh e kanë lokalizuar atë në një shtëpi të braktisur. E mitura, e cila u abuzua seksualisht ishte jetime nga nëna, ku pas vdekjes së saj, babai ishte martuar me një grua tjetër, me të cilën kishte dhe një fëmijë, përveç dy fëmijëve nga martesa e parë, fryt i së cilës ishte dhe 15- vjeçarja e abuzuar. Veç dëshmisë së vajzës, dhe ekspertiza mjeko- ligjore ka konfirmuar përdhunimin e minorenes. Ekspertët e mjekësisë ligjorë konfirmojnë faktin se ndaj së miturës ka pasur abuzim seksual, duke hedhur poshtë pretendimin e Guri Përgjegjit se, e gjithë ngjarja është e sajuar, për t’u hakmarrë nga vajza e tij. Ky konkluzion doli pasi mjekët gjinekologë kontrolluan vajzën që denoncoi të atin për përdhunim si dhe nga analizat laboratotike të rrobave të adoleshentes. Zyrtarë të Policisë Dibër pohuan se nuk mund t’u besonin vetëm pohimeve të vajzës nga Kastrioti, por duheshin prova dhe fakte për të provuar se ajo ishte përdhunuar. 15 vjeçarja është transportuar me ambulancën e spitalit rajonal të Peshkopisë dhe e shoqëruar nga forcat e rendit drejt Tiranës, ku janë kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore. Në laborator janë dërguar edhe rrobat që vajza kishte veshur ditën e ngjarjes së rëndë. Drejtues të Policisë thanë se tashmë është e faktuar se e mitura është përdhunuar. Ndërkohë Policia e Dibrës ka vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Efektivë të saj kanë marrë dëshmi të tjera në fshatin Përgjegje për 46-vjeçarin Guri Përgjegji. Burime pranë Prokurorisë Dibër thanë se do të kërkojnë burg pa afat për monstën e Dibrës.

 

i

Rasti i fundit

Njerku përdhunoi 12-vjeçaren, e ëma ishte në dijeni

Një 12 – vjeçare nga Fieri është dhunuar seksualisht nga njerku i saj në mënyrë sistematike prej 6 vjetësh, ndërsa e ëma, në dijeni të abuzimit nuk e ka denoncuar asnjëherë të shoqin. Ky është rasti më i fundit dhe më i rëndi për nga rrjedha e ngjarjes dhe dëshmia  tepër e rëndë që ka dhënë e mitura. Ilmi Hoxhaj, 52 – vjeç dhe Selvi Yzeiraj, 40 – vjeçe, të cilët banonin në fshatin Mbyet të Fierit janë arrestuar, pas rrëfimit që e mitura ka bërë përpara një psikologu në polici. Ka qenë daja i vajzës që e ka shoqëruar mbesën për të bërë denoncimin për kunatin dhe motrën e tij. Në shtëpi me çiftin jetonte dhe e ëma e Ilmi Hoxhës, por ajo mohon në mënyrë kategorike që i biri të ketë përdhunuar vajzën e mitur, që e shoqja e solli me vete 6 vjet më parë, kur dhe filluan të bashkëjetojnë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency