Konflikti/ Shoqata e transportit protestë para MTI: Si po na konkuron biznesmeni me licenca paralele

0
166

Përfaqësues të Shoqatës së Transportit Ndërqytetas po protestojnë sot përpara Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, duke denoncuar një “pazar” siç e quajnë ata, që po i fut në konflikt operatorët e linjës së autobusëve Elbasan-Tiranë.

 

 

Kryetari i Shoqatës, Kujtim Mema sqaroi se operatorët e kësaj linje po konkurohen në mënyrë të pandershem pasi MTI ka dhënë 82 licensa paralele për operatorë të tjerë, që bëjnë të njëjtën linjë, në të njëjtin orar dhe i ka futur në konflikt me njëri-tjetrin. Ai thotë se licencat në fjalë janë marrë nga një biznesmen që edhe i ka kërcënuar.
proteste per transportin 2
“Problemi i licensimit vazhdon, vijohet të jepen licenca sipas qejfit, vijon pazari. Kemi dalë për një gjë dramatike pasi në stacionet e terminalit të dytë në Elbasan ku qendrojnë autobusët e linjës Tiranë-Elbasan MTI me dorën e saj ka dhënë dy licenca të njëjta për dy operatorë të ndryshëm në të njëjtin orar. Operatori është biznesmeni që do të monopolizojë linjën. Ky biznesmen ,madje n aka kërcënuar dhe ka mbështetje politike”,- thotë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here