Deklaratë e fortë e Bashës kundër shitësve të drogës: Do t’ju asgjësojmë!

0
272

Lulzim Basha bëri deklarata të forta kundër trafikantëve dhe shitësve të drogës, nga çadra e protestës përballë kryeministrisë. Kreu i PD premtoi “shfarosjen” e atyre që shesin drogë për fëmijët shqiptarë, duke i krahasuar me ata që ngrenë armën kundër policëve.

“Çdokush qe kapet duke ofruar droge femijeve shqiptare e pret burgu i gjate dhe i veshtire. Policia e Republikës së Re do të ndërmarrë veprime në flagrancë ndaj atyre që i ofrojnë drogë fëmijëve, ashtu si ndaj atyre që shtrijnë armën e zjarrit ndaj tyre.

Ndaj të gjithë atyre që merren me drogë, ju bëj thirrje hiqni dorë, do donit të duronit litarin në fyt me atë që do t’ju bëjmë nëse do vazhdoni të helmoni fëmijët tanë. E zeza do ju përpijë, do ju shfarosim, policia do marrë rekomandime për ata që shtrijnë drogën ndaj fëmijëve si të shtrish pistoletën, do t’ju asgjësojmë”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here