Në filmin horror “Bloodlands”/ Suela Bako shpallet aktorja më e mirë në “Nashville Film Festival” në SHBA

0
346

Aktorja shqiptare Suela Bako ka arritur të rrëmbejë çmimin e aktores më të mirë në “Nashville Film Festival” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me rolin e Shpresës në filmin e zhanrit horror “Bloodlands”, ajo ka arritur të bindë jurinë e të vlerësohet me këtë çmim, tejet i rëndësishëm për aktoren duke marrë në konsideratë filmat e tjerë konkurrentë që kanë qenë në garë në këtë edicion. Aktorja luan Shpresën, gruan dhe mamanë, në familjen që vihet në shenjestrën e shtrigës dhe njerëzve që ajo ka mbledhur rreth vetes në filmin “Bloodlands”, duke mbajtur kështu personazhin kryesor në film. Ky çmim i ndarë për Suela Bakon vlerësohet të jetë tejet i rëndësishëm për aktoren shqiptare, duke pas parasysh se filmi ka pas për konkurrentë një përzgjedhje fantastike të filmave të tjerë që kanë qenë në garë në këtë edicion të këtij festivali.  Regjisori i këtij filmi Steven Kastrissios ka qenë i pranishëm në këtë festival, kurse për çmimin që i është ndarë Suela Bakos ka thënë se gjithmonë e ka ditur se Suela do të fitojë një çmim për punën e saj në filmin “Bloodlands”.

“Bloodlands”

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar. Aktorja Suela Bako luan rolin e nënës në një familje ku zhvillohen ngjarjet kryesore te filmit, ku një familjeje i duhet të përballet me mallkimet e një shtrige. Ngjarja zhvillohet në Tiranë, ku familjet moderne tipike shqiptare bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga, në rolin e së cilës paraqitet aktorja nga Kosova, Ilire Vinca. Kasta e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Aktorët e tjerë që luajnë në këtë film janë Gëzim Rudi, Emiljano Palali dhe Alesia Xhemalaj.

Ajo që të duket e çuditshme dhe interesante në të njëjtën është se si një regjisor australian vendosi që të vijë në Shqipëri dhe të bashkëpunoj më aktorë shqiptare.  Më herët në një intervistë për gazetën “Standard”, një nga aktoret e “Bloodlands”, Alessia Xhemalaj tha: “Kjo ishte dhe pyetja ime që i bëra Steven. “Steven pas filmit të suksseshëm që ti pate pse erdhe pikërisht këtu?” Dhe ai më tha që kishte dëgjuar nga një mik i tij histori për Shqipërinë, sesi këtu funksionon akoma gjakmarrja . Dhe ai vendos që të shkruajë një skenar për Shqipërinë, ku kjo është për të duartrokitur, sepse të vijë një australian dhe të shkruaj një skenar për një vend që nuk e di çfarë ndodh, vetëm me të dëgjuar, mund të them me të vërtetë që ia ka dalë shumë mirë. Ai mendoi që nuk kishte kuptim ta bëntë më aktorë të tjerë të huaj, ai duhet ta bëntë këtë film në vendin që ndodhte ngjarja dhe me ata aktorë që mbase jo vetëm që e kanë prekur ata realitetin, por dhe janë rritur me atë frymë dhe kështu gjërat do të funksiononin më mirë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here