Kurbin, PD kërkon çregjistrimin e Bibës

0
138

kqzKQZ do shqyrtojë sot kërkesën e PD-së për çregjistrim të kandidatit të saj për të delegjitimuar procesin në Kurbin. KQZ pritet të rrëzojë këtë kërkesë, pasi tashmë është prodhuar fleta e votimit.

Çështja e zgjedhjeve në Kurbin megjithëse mund të konsiderohet e mbyllur, do jetë edhe sot objekt debati politik. Kjo pasi Partia Demokratike, e cila nuk është pajtuar me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë zyrtare për çregjistrimin e kandidatit të lënë në “garë” nga Kolegji, Altin Biba.

E gjendur në këto kushte, PD-ja e Kurbinit vendosi  të bojkotojë zgjedhjet në këtë njësi, vendim ky që u bë i ditur nga deputeti Edi Paloka.

“Do të bojkotojmë zgjedhjet në Kurbin. Iu bëjmë thirrje të gjithë banorëve të mos votojnë. Ne e kemi të pamundur të marrim pjesë në zgjedhje, dhe shkak për bojkotin është  ndërhyrja e dyshes Rama-Meta”, tha Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here