Situata në Maqedoni, Spahiu kontakton me disa nga liderët shqiptar

0
215
Aleanca Kuq e Zi po ndjek me shqetësim të thellë krizën e rënde politike ku po rrëshqet Maqedonia. Kreu Aleancës Kuqezi kontaktoj mbrëmë disa nga liderët shqiptar dhe uroi zotin Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij historike si kryetar i kuvendit.

Ndër të tjera lideri kuqezi Kreshnik Spahiu kontaktoi kreun e Aleancës Shqiptare, Ziedin Sela pas plagosjes dhe i shprehu solidaritetin për këtë moment të vështirë. Aleanca kuqezi i bën thirrje faktorit shqiptar të shmangin çdo skenar luftë dhe provokim të ultranacionalizmit maqedonas.

Dhuna dhe destabilizimi i Maqedonisë përbën rrezik për paqen në Ballkan. Aleanca Kuqezi apelon njëkohësisht tek faktori ndërkombëtar që të garantojë jetën e deputetëve shqiptar, por dhe bashkëjetesën në shtetin multietnik maqedonas e ku shqiptaret përbëjnë komb shtetformues, por konsiderohen si qytetar të dorës së dytë.

Në këto momente historike partitë politike shqiptare duhet të ishin të bashkuara dhe partner serioz të Ëashigtonit dhe Brukselit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here