Nuk u pranua në Polici për tatuazhin e nënës së ndjerë. Rrëfehet i riu: Do vazhdoj të luftoj

0
297

Historinë e trishtë të G.R e kemi dëgjuar më parë të rrëfyer nga kryetari i LIBRA-s në Kuvend. Ai nuk arriti të vazhdonte karrierën që dëshironte pasi kishte në krah një tatuazh për nënën e tij të ndjerë ku shkruhej ”You will always be in my heart” (Do të jesh gjithmonë në zemrën time), megjithëse i kishte kaluar të gjitha konkurset (atë teorik, fizik dhe psikologjik).

23-vjeçari rrëfehet se nuk është penduar që e ka bërë edhe pse u bë problem për karrierën që ai dëshironte të vazhdonte. Ai shton se ka edhe portretin e saj në kraharor, por nuk ishte me rëndësi, pasi për t’u bërë polic nuk duhet të kesh tatuazhe apo shenja identifikuese në pjesë të dukshme të trupit.

Ai vendosi të kryente një operacion plastik për ta hequr tatuazhin nga krahu por problemi i dytë ishte shenja që i kishte mbetur në lëkurë.

Rrëfimi inspirues i djaloshit është motivacion për shumë të rinj, pasi ai deklaron se do të luftojë për të qenë në shkollën e Policisë dhe megjithëse ka letra greke ai ka zgjedhur vendin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here