Lëvizjet e lojtarëve, plas sherri mes Zvicrës dhe Kosovës

0
162

FIFA vazhdon të mbajë në shqyrtim dosjet e futbollistëve që duan të ndryshojnë federatë dhe t’i bashkohen përfaqësueses së Kosovës. Sipas agjencisë “Reuters”, organizata ndërkombëtare ka pranuar se po sheh një numër të konsiderueshëm aplikimesh dhe për momentin nuk ka vendime të qartë. Ndërkaq, ajo që ka sulmuar hapur Federatën e Kosovës, ka qenë homologia e saj zvicerane, e cila e ka akuzuar për mungesë respekti ndaj lojtarëve palën kosovare FIFA bëri të qartë se mangësitë ligjore e bëjnë shumë të vështirë trajtimin e kësaj çështje. “Aplikimet në fjalë janë në pritje dhe po hetohen. Për momentin nuk mund të komentojmë më shumë rreth tyre, por as edhe të japim një afat kohor për zgjidhjen”, theksoi kjo organizatë. FIFA normalisht nuk lejon lojtarët të ndryshojnë kombëtare pasi kanë marrë pjesë në një turne madhor, por sipas saj nuk është e qartë nëse rregulla të njëjta duhet të përdoren edhe pas anëtarësimit të një federate të re. “Situatat specifike dhe lojtarët potencialisht të përfshirë nuk duket sikur janë të mbuluara plotësisht nga statutet”, ishte argumentimi i FIFA-s për “Reuters”, ndërsa pohoi se “po merren në konsideratë të gjitha faktet dhe rrethanat e çështjes në fjalë”. Edhe pse kombëtarja më e dëmtuar për momentin është ajo shqiptare, Federata që ka ngritur publikisht zërin ndaj ndërhyrjeve të FFK-së vazhdon të jetë ajo e Zvicrës, e cila ka bërë edhe një komunikatë zyrtare rreth kësaj teme duke lëshuar akuza të rënda kundër Kosovës. “Situata aktuale vuan nga mungesa e qartësisë në rregullore. Federata Zvicerane kërkon që kjo situatë të marrë fund sa më shpejt që të jetë e mundur. Fatkeqësisht, FIFA dhe UEFA nuk u janë përgjigjur kërkesave tona. Federata Zvicerane e Futbollit sheh me keqardhje që prioriteti i drejtuesve kosovarë ka qenë të rekrutojnë lojtarë për kualifikueset e Kupës së Botës, në vend që të përforcojnë themelet e Federatës së tyre.Ky kërkim i ethshëm ka vënë lojtarët e përfshirë dhe shpesh familjet e tyre në një situatë shumë të vështirë. Federata Zvicerane dënon fuqimisht këtë mënyrë veprimi nëpërmjet përgojimit dhe mungesës së respektit”, shkruhej në këtë komunikatë e cila kërkonte zyrtarisht nga FIFA që futbollistët të cilët kishin luajtur në Euro 2016, të vazhdonin të mos përfshiheshin në planet e Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here