Për kurvën mediale të Edi Ramës në Tiranë, pornostarin Sokol Balla

0
711

Nga Berat Buzhala

Top Channel, sot në një kronike në mënyrë perfide më paskan lidhur me do takime të mëdha rajonale, në të cilat unë po bëj konspiracion për ta rrëzuar të dashurin e tyre Edi Rama.

Pjesë e grupit tim, ose unë pjesë e një grupi tjetër, qenka edhe Damir Fazlliç dhe Saso Mihajllkovski. Këtë kronike e paskan bazuar në një shkrim të një portali të njohur, që unë personalisht kurrë nuk ia kam dëgjuar emrin më herët.

Per t’i ikur përgjegjësisë juridike, gjatë kronikës së Top’it, nuk përmendet emri im, vetëm se gjatë gjithë kohës sa shkonte ajo kronike, e njëjta ilustrohej me faqen e parë të portalit te njohur, ku unë jam ne foto me këta persona. Sigurisht që kjo është hakmarrje e Edi Ramës, përmes lavires të tij mediale, Sokolit, ndaj opinioneve të mia për situatën politike në Shqipëri. Sipas logjikës së kronikës, unë, në bashkëpunim me shërbimet e huaja, po ia duam fundin Qeverisë Rama, duke përdorur një konspiracion shumë të komplikuar Ballkanik.

E gjitha kjo bazuar në një shkrim sharllatanesk – me burime anonime – te botuar në një portal që e lexon vetëm pronari i tij dhe Top Channel. I njëjti shkrim, pastaj, është replikuar edhe në shumë media tjera. Mirëpo për shkak që ai ishte transmetuar nga Top Channel, ai nuk konsiderohej më spekulim i një sajti anonim, por si informatë e Top Channel. Kjo është e tmerrshme.

Kjo padyshim që ishte një goditje jashtëzakonisht e ultë. Nuk është që u gëzova kur e pashë një gjë të tillë. Unë për Damir Fazlliçin kam dëgjuar vetëm nga mediat shqiptare. Për Sasha Mihajllkovin kam dëgjuar vetëm nga përgjimet e Zaev’it. Nuk i kam takuar kurrë në jetë. Do të provojë të merrem juridikisht me këtë çështje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here