E tmerrshme/Gruaja gjen foton e babait të sëmurë të stampuar në paketën e cigareve

0
312

Një grua e tronditur pretendon se një paralajmërim i tmerrshëm i ngjyrosur në pako cigaresh nëpër botë është i babait të saj të vdekur.

Siç shkruajnë mediat e huaja,  nëna e dy fëmijëve Jodi Charles, 42 vjeç, ishte e tmerruar kur pashë imazhin në një pako të Amber Leaf.

Ajo thotë se është ‘110 për qind’ e sigurt se fotografia është e babait të saj, David Ross, i cili vdiq në vitin 2015 në moshën 66 vjeçe.

Sipas saj, ai me siguri nuk do të kishte dhënë pëlqimin që fotografia e tij të përdorej për një gjë të tillë.

Edhe pse ai ishte një duhanpirës, shoferi i mëparshëm i ambulancës vdiq nga probleme të palcës së kockave të palidhura, septikemia dhe limfoma, një lloj kanceri në gjak.

Jodi pohon se dikush duhet të ketë marrë fotografinë, e cila tregon një njeri pa ndjenja në një shtrat spitalor me një tub frymëmarrje në gojën e tij.

Spitali e mohon këtë dhe Komisioni i BE-së pretendon se imazhi është i dikujt tjetër, por Jodi thotë se ajo është ende duke pritur dëshmitë rreth kësaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here