Edi Rama i premton 18 vjeçarëve: Jo të gjithë do të shkoni në universitet

0
185

Historia po përsëritet sërish. Ashtu si në komunizëm kur ishte shteti ai që vendoste se kush dhe ku shkonte në universitet, edhe kryeministri Edi Rama ka vendosur ta shesë këtë model si një arritje të Rilindjes. Gjatë takimit me rinjtë që votojn për herë të parë në Gjirokastër, Rama deklaroi në një moment të ndërgjegjshëm: “U them të rinjve se jo të gjithë do të shkojnë në univeristet. Kush nuk do të shkojë në universitet, do të mesojë një zanat në shkollat profesionale, dhe kështu do të punojë. Sigurisht që ka shumë për të bërë. Ne po bëjë shumë që të rritet cilësia në arsim. Kush tjetër mund ti bëjë këto”. Në këto moment asnjë nga të rinjtë 18 vjeçar që ishte i pranishëm, nuk duartrokiti ndërsa Edi Rama vazhdoi edhe njëherë duke ripërsëritur historinë bajate të kamarierit jurist që i kërkoi një punë, të cilën e citoi për herë të katër në takimin me të rinjtë, një ditë pasi e tha në Kukës, dy ditë pas e tha në Durrës, e vetëm një javë pasi e tha në Tiranë.

Tensioni mes PS-së dhe LSI-së është i qartë në artikulimin e Edi Ramës dhe kjo u vu re qartë kur në mes të Gjirokastrës, ai nuk tha asnjë fjalë për kryebashkiaken e qytetit Zamira Rami (e LSI-së), ndërsa nuk i kurseu elozhet për Tërmet Peçin e Tepelenës. “Kujt i shkonte mendaj se Tepelena nga një xhep fallco është kthyer në një qytet ku vlera dhe vepra historike do të sjellin më shumë ekonomi përmes turizmit. Aq më tepër kur u zgjodh Tërmeti. Ai u zgjodh me një sllogan “Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën”. Ai bashkë me qeverin e PS-së shkundi pluhurin 25 vjeçar të Tepelenës. Ja ku e keni sot, flet vetë Tepelena. U desh një grua që u votua nga qyetatarët e Libohovës që qeveria jonë të punonte për Libohovën. Libohova do të jetë një vend që shumë njerëz do të duan ta vizitojnë. E njëjta gjë me Këlcyrë e Memaliajn”- deklaroi Rama.

Sëfundi, Edi Rama gjatë artikulimeve të rinjtë ka filluar ti fryjë një zjarri përçarës ndërsa si dje në Kukës edhe sot në Gjirokastër u kërkoi atyre “Një kthim mbrapa sot do të ishte një fatalitet. Dhe do të na humbte një gjeneratë. Prandaj votat e 18 qershorit është kaq e rëndësihme. Asnjë djalë dhe asnjë vazjë të mos e lërë pa shfrytëzua të japë kontributin, por duhet të bindin edhe ata votues të tjerë të cilët janë me Partinë Demokratike dhe ndjehen keq apo të braktisur sepse nuk mund të përqafojnë një alternativë që kërkon të bllokojë Shqipërinë për të mos larguar nga puna gjykatësit e korruptuar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here