‘Për të shkulur flokët’/ Video që po bën namin në rrjet… Harrohet Rudina Hajdari, deputetja që e sfidon denjësisht

0
248

Deputetët e rinj që zunë karriget fill pas djegies së mandateve të opozitës, kanë qenë shpesh në qendër të mediave për shkak të përgatitjes së tyre intelektuale dhe fjalimeve që kanë mbajtur në Kuvend.

Më së shumti deputetët e opozitës në parlament, kanë renë pre e fjalimeve të tyre më fjalë të mëdha, të cilat në të shumtat e rasteve i kanë ngatërruar dhe nuk kanë ditur ti shqiptojnë.

Deputetja e djathtë Rudina Hajdari është “shquar” për disa gafa radhazi gjatë fjalës së saj në Kuvend. Por siç duket nuk është e vetmja!

Majlinda Halilaj, e cila ka ardhur nga lista e Partisë Demokratike, ka mbajtur sot një fjalim në Kuvend për projektligjin e Korporatave të Investimeve Shqiptare, ku ka ngatërruar dhjetra fjalë.

Siç shihet edhe nga video e publikuar online, Halilaj ka qenë mjaft e sikletosur gjatë leximit të fjalimit të saj, ndërkohë që shpesh herë është ngatërruar në shqiptimin e fjalëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here