Nard Ndoka kërkesë Metës: Hiqe frikën dhe eja pranë opozitës

0
194

Aleatët e Partisë Demokratike kanë qenë sot në çadrën e protestës para Kryeministrisë ku kanë folur për situatën në vend.

 

 

Një prej tyre kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ka bërë thirrje kreut të LSI-së, Ilir Meta që të mbështesë kauzën e opozitës.

“Zoti Ilir Meta hiqe frikën, bashkohu me opozitën për standardet e zgjedhjeve. Ti ke humbur besimin te Edi Rama, ne e kemi humbur tek ty. Bëje dallimin, nëse vërtet je burrë mbaje fjalën. Distancohu nga Rama për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Ndoka duke i kujtuar Metës grevën e urisë në vitin 2008 për ndryshimet kushtetuese të kontestuara prej LSI-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here