Një debat i ndezur mes një mësueseje dhe nxënësje në Kinë ka përfunduar në një sherr në klasë dhe është filmuar nga nxënësit e tjerë.
Vajza, e cila po qortohej nga mësuesja për sjelljen e saj të keqe, vazhdonte ta injoronte atë derisa e paralajmëroi se do ta qëllonte.
Pasi u kërcënua, duket se vajza ngrihet në këmbë dhe durimi i mësueses humbet, e cila e godet me shuplakë që i kthehet. Të dyja fillojnë të rrihen në mes të klasës, duke u kapur nga flokët derisa ndërhynë nxënësit për të shmangur ndonjë aksident.